Site icon Telegrafi

Ipko Superliga vazhdon edhe sot në aksion, tri ndeshje janë në program për t’u zhvilluar

Java e 25-të në Ipko Superligën e Kosovës startoi ditën e premte me duelin mes Dritës dhe Ferizajt, që përfundoi 2-0 në të mirë të gjilanasve.

E për ditën e sotme (e shtunë) janë në program për tu zhvilluar edhe tri takime të tjera.

Ndeshja më e zjarrtë e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Skenderaj, ku ka një derbi kuqezi.

Drenica pret Flamurtarin dhe ky është një takim ku dy skuadrat po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit kosovar.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku bardhekuqtë e trajnerit Gentijan Mezani do të presin Vushtrrinë.

Të dyja këto dy takime do të fillojnë nga ora 17:00.

Ndërkohë me të përfunduar këto dy ndeshje, do të startojë takimi i tretë i ditës së sotme.

Në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Takimi në kryeqytet do të nisë nga ora 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version