Site icon Telegrafi

IPKO reagon pas ngjarjeve të fundit gjatë shitjes së biletave Kosovë-Maltë

IPKO ka lëshuar një komunikatë për media ku sqaron gjithçka rreth asaj që ka ndodhur dhe çfarë është në dorën e tyre.

Kompania e njohur IPKO është ajo e cila bënë shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet si vendas, pas marrëveshjes me Federatës e Futbollit e Kosovës (FFK).

Lexo po ashtu Eskalon situata në disa pika të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, policia përdor sprej për ta qetësuar situatën

Megjithatë, sot (e hënë) gjatë shitjes së biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Maltës ka pasur shumë incidente.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe IPKO ka lëshuar komunikatë për media duke sqaruar pozicionin e saj.

Lexo po ashtu Policia: Janë arrestuar dy persona për mos-bindje të urdhrave, FFK-ja të krijojë sa më parë kushte adekuate për shitjen e biletave

Njoftimi i plotë nga IPKO:

IPKO e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë.

Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave.

Sot në orët e pasdites, gjatë procesit të shitjes së biletave, janë shënuar disa incidente, të cilat nuk i përkrahim dhe për më shumë, i dënojmë.

Duam t’ju informojmë që IPKO, vetëm e lehtëson procesin e shitjes së biletave.

IPKO-ja në këtë rast, zbaton vendimet e Federatës së Futbollit, siç janë mënyra e shitjes së biletave, pikat e shitjes, vendndodhja dhe koha e shitjes, si dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim.

Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët e vendit për durimin dhe respektin e të tjerëve gjatë kohës së pritjes për të blerë biletat.

 /Telegrafi/

Exit mobile version