Operatori kosovar i telefonisë mobile i ka publikuar rezultatet e saj financiare për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015, në të cilin ka shënuar rritje në të hyrat e përgjithshme.
Të hyrat e kompanisë IPKO për gjashtë muajt e parë të vitit 2015 janë rritur për 3 për qind, kur të njëjtat krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, EBITDA e kompanisë IPKO ka shënuar rënie prej 9 për qind, kryesisht si rezultat i rënies së trafikut dhe thirrjeve ndërkombëtare, dhe në këtë gjashtë mujor shifra e EBITDA të IPKO-së është 11 milionë euro.
Në këtë gjashtë mujor, IPKO ka bërë investime kapitale në shifrën prej 3.6 milionë eurove. Humbja neto e IPKO-së është regjistruar në 1.6 milion euro, pasi kompania ende paguan interes në kreditë e marra për investimet fillestare.
Për gjatë muajt e parë të vitit 2015, IPKO ka raportuar rritje prej 2 për qind në numrin e përdoruesve të shërbimeve fikse, përkatësisht 91.952 familje dhe biznese të abonuara në shërbimet e saj të internet dhe TV digjital, si dhe rreth 600 mijë përdorues të telefonisë mobile, përkatësisht 592.570. /Telegrafi/