Për t’i njohur sfidat me të cilat ballafaqohen vajzat, në vitin 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpallën 11 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të vajzave. Kjo ditë ka për qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave që vajzat ballafaqohen, në të njëjtën kohë promovon fuqizimin e vajzave dhe për mbushjen e të drejtave të tyre.
IPKO Foundation për të katërtin vit me radhë shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me aktivitete të ndryshme dhe këtë vit jemi të lumtur të kemi partner në organizim organizatën për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF, USAID Kosova dhe Kosovo Education Center-KEC.
Tema e këtij viti “A skilled Girl Force” do të përqendrohet në të mësuarit si një mjet për të fuqizuar vajzat në thyerjen e barrierave në një profesion të dominuar vetëm nga njëra gjini, me theks të veçantë në sektorin e TIK. Ne dëshirojmë të sjellim edukim jo-formal për grupin e vajzave, duke u fokusuar në një metodologji aktive dhe interaktive, e cila i lejon vajzat të mendojnë jashtë kornizave. 30 vajza të reja (10-15 vjeç) nga 5 komuna në Kosovë do të vijnë në Prishtinë dhe do të vizitojnë dy kompani / organizata të teknologjisë së lartë.
“Zombie Soup”, e cila është një ndër kompanitë e para të zhvillimit të programeve, do të organizojnë një punëtori e cila do të ofrojë aktivitet praktike për vajzat, ku do të mësojnë se si të përdorin programe të ndryshme për një detyrë të caktuar. Një aktivitet tjetër përfshinë një vizitë në kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku vajzat do të shohin rolin e kontrolluesve të trafikut ajror dhe madje do të kenë mundësi të testojnë këto komanda, të monitorojnë fluturimet dhe të jenë pjesë e procesit së nisjes së aeroplanit nga fusha.
Përmes këtyre vizitave studimore këto, vajzat do të kenë mundësi të takojnë gra me profile dhe profesione që tradicionalisht janë të dominuar vetëm nga njëra gjini ku shpresojmë qe këto gra do të jene një model inspirimi për vajzat duke i shtyrë ato të ndjekin ëndrrat e tyre. /Telegrafi/