Site icon Telegrafi

IPKO dhe Digitalb vazhdojnë bashkëpunimin edhe për 5 vite (Video)

Kompania e telekomunikimit IPKO do të vazhdoj edhe për pesë vitet ardhshme bashkëpunimin me platformën televizive Digitalb.

Marrëveshja u bë publike të martën në një konferencë për media, ku ishin prezent, drejtori ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin dhe administratori i Digitalb për Kosovë, Arben Taipi.

I pari i IPKO-së, Robert Erzin, tha se kompania është përkujdesur që konsumatorëve t’i sjellin përvojat më të mira dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Digitalb deri në vitin 2024.

“Digitalb është një partner i jonë strategjik dhe besnik për shumë vite. Në vitet e fundit jemi përkujdesur që për përdoruesit tonë të sjellim përvojat më të mira. Ishim realisht të parët që kemi sjell përmbajtjen më të mirë në gjuhën shqipe duke filluar që nga vitin 2008. Ishim të parët që nga 2009-ta kemi sjell ligat ndërkombëtare sportive dhe vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Sot do ta vazhdojmë partneritetin e fuqishëm deri në vitin 2024. Për disa vite kemi sjellë përmbajtjen më të mirë sportive, Seria A, La Liga, më e rëndësishmja Premier Liga. Dhe së fundit është interesante Liga Kombeve”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin.

Në anën tjetër, administratori i Digitalb për Kosovë, Arben Taipi, ka thënë se qëllim i bashkëpunimit me IPKO-në ka qenë bashkimi kombëtar, duke shtuar se ky bashkëpunim do ta rris një nivel të ri këtë unifikim.

“Për ne në Digitalb ka qenë qendër e vizionit dhe strategjisë tonë ky bashkim kombëtar dhe ne jemi krenar që Digitalb i ka paraprirë çdo politike dhe është bërë në dy anët e kufijve. Bashkëpunimi më IPKO-në e ka quar në një nivel akoma më të mirë dhe në një nivel të ri këtë unifikim, duke i afruar edhe më shumë shqiptarët në te dy krahët përmes komunikimit dhe produktit televiziv. Prandaj, jemi gëzuar t’iu njoftojmë se ky bashkëpunim do të vijoj edhe në pesë vitet ardhshme”, tha Taipi.

IPKO është kompani inovative, e cila përveç përmbajtjes, ishte e para që ka prezantuar teknologjitë 3G dhe 4G, si dhe e para që ka ofruar shërbime të bazuara në teknologji, siç janë VoD, TViM dhe Catch Up TV.

Me rastin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, IPKO shpallë edhe një ofertë speciale për ata të cilët nuk e kanë përjetuar ketë përmbajtje të IPKO-Digitalb. Për pesë ditët e ardhshme, IPKO ofron pakon pranverore Super Duo Family HD për vetëm 15 euro në muaj dhe Pakon Pranverore Super Duo Premium HD për vetëm 18 euro në muaj.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm i telekomunikimit dhe investitori më i madh i huaj deri më tani me rreth 330 milionë euro të investuara në segmentin mobil dhe fiks. IPKO ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit për tashmë 20 vjet dhe është një shembull suksesi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version