Telegrafi

IPKO 4G, në tërë Kosovën

Rrjeti 3G dhe 4G i telefonisë mobile IPKO, tani zgjerohet në të gjithë Kosovën – nga Kamenica e deri në Deçan, dhe të në gjitha qytetet dhe qytezat tjera të vendit. Me këtë rast IPKO e ka lansuar pakon e re me internet mobil 4G, për t’i mirëpritur përdoruesit e saj të rinj në IPKO.

IPKO – operatori i parë me teknologjitë 3G dhe 4G – ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër ta zgjerojë rrjetin e saj 4G në të gjitha zonat urbane të vendit, dhe të mbulojë më shumë qytete, më shumë qyteza, dhe më shumë njerëz anekënd Kosovës.

Me qindra mijëra përdorues të IPKO-së të cilët posedojnë një telefon të mençur mobil që e mbështet rrjetin 4G, dhe të cilët e ndërrojnë SIM kartelën e tyre të vjetër me një të re me 4G, tani kanë mundësi të jenë lidhur me internet të shpejtë mobil 4G nga IPKO – në të gjitha zonat urbane.

“Pas lansimit të 4G në Prishtinë dhe në Aeroportin e Prishtinës në dhjetor të vitit të kaluar, dhe duke e ditur rëndësinë e 4G për përdoruesit tanë, ne kemi arritur ta avancojmë rrjetin tonë për vetëm disa muaj. Unë tani me shumë krenari mund t’ju njoftoj se të gjitha qytetet dhe qytezat e Kosovës kanë qasje në rrjetin tonë 4G. Ne jemi duke e udhëhequr Kosovën me WiFi, 3G dhe 4G, duke e bërë të mundur që më shumë përdorues tanë ta shfletojnë internetin mobil nga shumica e vendeve në Kosovë”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

E tëra që përdoruesit e IPKO-së duhet të bëjnë për t’u lidhur në rrjetin IPKO 4G është që ta ndërrojnë kartelën e tyre ekzistuese me SIM kartelën e re e cila e mbështet rrjetin 4G – gjeneratën e fundit të internetit në mobil – si dhe ta aktivizojnë njërën nga pakot e internetit në mobil, sipas nevojave të tyre individuale për kapacitet të internetit.

Për t’i mirëpritur përdoruesit e rinj të cilët duan t’i bashkëngjiten IPKO-së për produktet inovative dhe cilësore, IPKO ka lansuar një pako të re promocionale e cila ofron SIM kartelën e re 4GB me 4GB internet të shpejtë mobil, i cili është i aktivizuar dhe ka validitet prej 21 ditësh prej aktivizimit të parë të pakos. Çmimi i SIM kartelës së re 4G me 4GB internet është 4.95 euro.

Përdoruesit ekzistues të IPKO mund ta aktivizojnë pakon duke thirrur kodin *215*3#.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë më i madh me rrjetin 3G, dhe i pari që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.