Site icon Telegrafi

IPKO, 270 milionë euro investime në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë IPKO, Robert Erzin, në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se kompania që drejton ai, në shtat vitet e fundit ka investuar në Kosovë më shumë se 270 milionë euro. Ai thotë se IPKO-ja çdo ditë e më shumë është duke e rritur prezencën në tregun kosovar.

Sipas tij, aktualisht kompania që e drejton ai me telefoni mobile mbulon më shume se 36 për qind të tregut.

Ndërkaq, me internet dhe televizion kabllor mbulon më shumë se 50 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version