Site icon Telegrafi

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Drenas pas videos ku shihen teksa godasin një të mitur

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka rekomaduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Drenas.

Kjo pasi siç njoftohet, IPK-ja ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Drenas.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10.06.2024 në Drenas rreth orës 20:00 në një ndeshje në palestrën sportive ku pas përfundimit të saj zyrtarët policor kishin arrestuar një të dyshuar.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Lexo po ashtu Polici filmohet duke goditur me shqelma një të mitur në Drenas

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim  nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare””, thuhet në njoftim.

 IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./Telegrafi/

Exit mobile version