Site icon Telegrafi

Ipçja: Fajin e kanë mjekët shqiptar, konkurruan vetëm 17 dhe më shumë se gjysma nuk u shfaqën në testim

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Nasuf Ipçja ka folur për Zhurnal, vlerëson se në konkursin e fundit për specializim të bashkë financuar në Ministrinë e shëndetësisë, numri i mjekëve shqiptar të pranuar është i vogël për shkak të interesimit të dobët të vetë mjekëve shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij fajin e kanë vetë mjeket shqiptar që nuk janë paraqitur në konkurs. Ai thotë se i posedon të gjithë dokumentacionin në Ministrinë e Shëndetësisë i cili dëshmon se interesimi i mjekëve shqiptar në këtë konkurs ka qenë shumë i ulët. Më saktësisht nga gjithsej 169 mjekët që kanë konkurruar, vetëm 17 kanë qenë shqiptar.

Gjithashtu lexo: Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet

Ipçja thotë se faji qëndron se në testim janë paraqitur vetëm 9 mjekë shqiptar. Ndërsa nga ky numër vetëm 5 mjekë i kanë plotësuar kushtet dhe janë pranuar në këtë konkurs.

“Nga numri i përgjithshëm i gjithë kandidatëve konkurrues në gjitha institucionet publike janë paraqitur 169 veta, ku 17 prej tyre janë shqiptarë. Në testimit që vijojnë më pastaj dhe pas mbylljes së konkursit, nga ato 17 janë paraqitur vetëm 9 kandidatë në provim. Prej atyre 9 mjekë shqiptar, vetëm 5 janë pranuar në bazë të testimit të kaluar”, ka thënë ai, duke shtuar se këtë mund ta dokumentojë përmes emrave të kandidatëve që kanë konkurruar dhe janë pranuar në bazë të konkursit.

Sekretari Ipçja ka përmendur edhe gjendjen në Klinikën Karil në Spitalin Shtetëror në Shkup që drejtohet nga Rexhep Selmani, ku nga 20 vendet e paraparë për shqiptarët, nuk është paraqitur asnjë kandidat./Telegrafi/

Gjithashtu: Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën

Exit mobile version