Site icon Telegrafi

Inzaghi telefon Lukakun, i konfirmon që Interi dëshiron ta mbajë pavarësisht interesimit nga klubet angleze

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dal me një përditësim të ri të të gjithë situatës që po kalon Interi.

Ai në një mënyrë tregoi që Simone Inzaghi do të jetë trajner i klubit zikaltër dhe Romelu Lukaku është lojtari i paprekshëm i ekipit nga Milano.

“Trajneri i ri i Interit, Inzaghi, ka thirrur Romelu Lukakun në orët e fundit. Ia konfirmoi synimin për të mbajtur Lukakun si ‘lojtari kyç’ pavarësisht interesimit nga klubet angleze”.

Lexo po ashtu Conte nuk ka të drejtë të punojë në Itali për një sezon – Reali, Tottenhami dhe PSG janë opsionet e tij

Romano vazhdoi duke folur edhe për largimin e mundshëm të Achraf Hakmit, duke thënë se negociatat me PSG-në janë duke vazhduar, dhe se Interi nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 80 milionë euro.

Një nga emrat e përfolur në listën e transferimeve është edhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version