Telegrafi

Inzaghi paralajmëron Porton para takimit me Interit në të tetën e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka paralajmëruar Porton para përballjes së parë në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët janë në formë të mirë, pasi një fillimi të ngadaltë të sezonit dhe duket se janë skuadra më e mirë në Serie A, pas Napolit dominues.

Një pikë kthese kyçe për sezonin e Interit erdhi në Ligën e Kampionëve, kur ata luftuan fort për të marrë katër pikë në dy ndeshjet në grup kundër Barcelonës, duke i lejuar ata të përfundonin në vendin e dytë dhe të kalonin në fazën eliminatore.

Lexo po ashtu Suksesi në Ligën e Kampionëve mund të ndryshojë fatin e Interit

Duke folur në një konferencë për shtyp, Inzaghi diskutoi fillimisht për vështirësitë që mund t’i ketë Interi në këtë takim me Porton.

“Ne e dimë se sa të rëndësishme janë këto ndeshje. Mund të mendoj për dy ndeshjet e vitit të kaluar me Realin dhe Liverpoolin ose ato me Bayernin dhe Barcelonën këtë vit”, deklaroi fillimisht strategu i Interit.

“Janë shumë kërkuese në ndeshjet ndërkombëtare, në ndeshje të këtij niveli do të na duhet koka. Do të duhet të dalim si ekip nga vështirësitë”.

Ai preku presionin e shtuar në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

“Këto janë ndeshje ndërkombëtare dhe padyshim që një ndeshje e këtij rrethi është e ndryshme nga faza e grupeve, sepse këtu ka vetëm një ndeshje të parë dhe një ndeshje të kthimit”, shtoi ai.

“Ne e dimë vështirësinë objektive që do të gjejmë te kundërshtari që është mësuar t’i luajë këto lojëra”.

“Kur Chelsea fitoi dy vjet më parë, Porto fitoi në Londër. Ata vijnë nga 10 fitore radhazi, por do të gjejnë një Inter që është i lumtur dhe i shëndetshëm”.

Lexo po ashtu Drejtori i Interit këshillon Lukakun mes lajmeve për rikthimin e blegut te Chelsea

Inzaghi u pyet se kush do të startonte nga Romelu Lukaku, Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

“Nuk kam zgjedhur ende, ka dyshime dhe çdo ditë duhet të bëj zgjedhje. Duhet të përpiqem të bëj më të mirën për të mirën e Interit”, potencoi më tej inzaghi.

Ai ka reaguar ndaj sugjerimit se Interi është favorit për përballjen me Porton, duke thënë se nuk ka favorit në këtë takim. /Telegrafi/