Site icon Telegrafi

Inzaghi mendon rotacionin ndaj Venezias përpara ndeshjeve me Arsenalin dhe Napolin

Trajneri Simone Inzaghi mund të bëjë disa ndryshime në skuadrën e Interit për ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Venezias, pasi Nerazzurrët përgatiten për një vizitë në mesjavë nga Arsenali në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma dhe në fundjavën e ardhshme ndaj Napolit.  

Sipas mediave të shumta, golashënuesi kryesor i ekipit, Marcus Thuram mund të lejohet të pushojë kundër Venezias dhe ka shumë të ngjarë të zëvendësohet nga Mehdi Taremi. Francezi pritet të rikthehet në formacionin fillestar për testin evropian të mesjavës ndaj Arsenalit.

Portieri Josep Martinez gjithashtu mund të jetë në linjë për një fillim në Serie A, që do të thotë se Yann Sommer do të përfundoj në stol kundër Venezias.

 

Ka disa pikëpyetje për zgjedhjet e mundshme të Inzaghit në mesfushë. Hakan Calhanoglu është vendosur të jetë në dispozicion për herë të parë që nga fitorja 1-0 ndaj Romës në fillim të tetorit, por ka ende dyshime për disponueshmërinë e Kristjan Asllanit.

Si zëvendësi i zgjedhur për Calhanoglu, Asllani do të ishte zgjedhja e natyrshme nëse Inzaghi do të vendoste të ruante turkun për ndeshjen ndaj Arsenalit, por në rast se trajneri nuk luan me asnjërin kundër Venezias, Piotr Zielinski apo Nicolo Barella do të ka të ngjarë të mbushin bazën e mesfushës.

Edhe mbrojtja mund të ketë ndryshime me Francisco Acerbin që rikthehet nga dëmtimi, teksa Benjamin Pavard mund të marr vendin e Yann Bisceck. /Telegrafi/

Exit mobile version