Site icon Telegrafi

Inzaghi: Lazio deshi hakmarrje

Simone Inzaghi ka thënë se Lazio ishte stërvitur që nga fillimi i muajit korrik për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit.

Trajneri i Biancocelestëve ka treguar se skuadra e tij kishte kërkuar hakmarrje për humbjen në finalen e Kupës së Italisë.

Lexo po ashtu Drama e Superkupës përfundon me fitoren e Lazios (Video)

Dhe këtë gjë, të zgjedhurit e tij e arritën të dielën mbrëma duke e mposhtur Zonjën e Vjetër me rezultat 3-2 dhe duke e fituar trofeun e Superkupës.

“Fatkeqësisht, këto ndeshje nuk mbarojnë derisa të ketë mbaruar gjithçka, por sipas mendimit tim, ishte rezultat i drejtë, pasi që gjatë 95 minutave Lazio e meritoi kupën dhe ne duhet të shpërblehemi për përpjekjet tona”.

“Kemi punuar që nga 4 korriku, sepse donim hakmarrje për humbjen në Kupën e Italisë”.

“Pranuam gola (nga Paulo Dybala) në dy situata të papritura, por unë ua heq kapelën këtyre djemve, sepse dhanë gjithçka dhe me e merituan plotësisht”, është shprehur Inzaghi për Rai Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version