Site icon Telegrafi

Inzaghi lavdëron gjithë ekipin pas fitores së thellë ndaj Bolognas, veçon Dumfries dhe Lautaron

Simone Inzaghi e ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 6-1 ndaj Bolognas, ku në veçanti foli fjalë të mira për holandezin Denzel Dumfries dhe sulmuesin Lautaro Martinez.

Interi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lautaro Martinez (6’), Milan Skriniar (30’), Nicolo Barella (34’), Matias Vecino (54’) dhe Edin Dzeko (63’, 68’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Arthur Theate (87’).

Lexo po ashtu Interi shkatërron Bolognan, triumfon me gjashtë gola të shënuar

“Kisha frikë nga kjo lojë, sepse pas së mërkurës kundër Real Madridit ku meritonim më shumë, kishte njëfarë shqetësimi. Për fat të mirë, djemtë morën qasjen e duhur që në fillim”, ka thënë fillimisht për DAZN.

“Ndonjëherë ju duhet të analizoni një lojë pa shikuar rezultatin. I përgëzova djemtë për mënyrën se si luajtëm kundër Real Madridit, por më pas i thashë sepse nuk mund të humbasësh pasi të krijosh kaq shumë shanse”.

“Ndonjëherë mund të kesh 18 goditje dhe të mos shënosh, siç bëmë kundër Real Madridit, ndërsa këtë herë e thyem ngërçin menjëherë dhe kjo e bëri më të lehtë. Interi meriton merita, sepse Bologna ishte e pamposhtur deri më tani këtë sezon në Serie A”.

“Dumfries? Ishte një paraqitje e shkëlqyer, ai po stërvitet mirë dhe sinqerisht është vendosur më shpejt se sa pritej. Ai ka cilësi, sasi, është i etur për të mësuar dhe ne jemi më shumë se të kënaqur”.

“Është java e parë që Sanchez është stërvitur me skuadrën. Fatkeqësisht, ai kishte një rikthim në detyrën ndërkombëtare, por ai po punon shumë në stërvitje për t’u bërë më i fortë dhe kjo gjysmë ore do t’i bëjë mirë”.

“Correa po bën teste tani. Stefano Sensi nuk është në dispozicion për momentin, por ai ka aq shumë cilësi sa do të doja ta shihja atë të luante si një sulmues mbështetës, si dhe në mesfushë”.

Lexo po ashtu Inter 6-1 Bologna, notat e lojtarëve – Shkëlqen Dzeko

“Kisha ndërmend të pushoja Dzekon, por kur humbëm Correan, nuk mund ta përdorja Sanchezin për 70 minuta. Arrita të pushoj Calhanoglun dhe Perisicin”.

“Lautaro? Unë tashmë e dija se ai ishte një lojtar shumë i mirë, por sapo fillova të punoj me të, kuptova pse ai ka bërë kaq mirë për Interin dhe Argjentinën”.

‘Është për të ardhur keq që ai nuk shënoi më shumë, pasi goditi traversën sot, por më duhet t’i jap pak kohë pushim gjatë një liste të mbushur të ndeshjeve”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version