Simone Inzaghi konfirmon se Benjamin Pavard është në listën e transferimeve të Interit për këtë afat kalimtar veror.
Rrugëtimi i tyre për sezonin 2023/24 fillon të shtunën kundër Monza në San Siro në orën 20:45.
“Ai (Pavard) është objektivi ynë, por nuk më pëlqen të flas për lojtarë në ekipe të tjera. Ai nuk është opsioni i vetëm dhe ne kemi nevojë për një lojtar në atë zonë”, ka thënë trajneri i Nerazzurëve.
Shumë e konsiderojnë Interin si ndër favoritët për të fituar Scudetton dhe për të shkuar sërish afër finales së Ligës së Kampionëve.
“Nuk më pëlqen të flas për favoritët. Do të doja të fitoja, tifozët e meritojnë dhe objektivi ynë është të fitojmë trofe”, ka shtuar më tej ai.
“Lista e ndeshjeve gjithashtu nuk ju tregon shumë, sepse sezonin e kaluar kur të gjithë thanë se kishim një seri ndeshjesh të vështira, ne në fakt u ngjitëm në tabelë me tetë fitore dhe një barazim në 10 raunde”.
Interi do të shpresojë të rikthejë Scudetton në Giusseppe Meazza, ndërsa pse jo edhe të fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/