Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Vedat Muriqit në “Stadio Olimpico”.
Italiani ka thënë se ekipi duhet të përforcohet, ndërsa bisedimet për sjelljen e Muriqit te Lazio po vazhdojnë.
“Ne jemi të interesuar për Muriqin, jemi duke e negociuar transferimin e tij”.
“Klubet po ecin përpara, dhe ne do të bëhemi gati sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Inzaghi.
Ka qenë edhe vetë lojtari që ditë më parë ka thënë se bisedimet e kanë lodhur duke dashur që sa më shpejtë të zgjidhjen.
Muriqi ka luajtur vetëm një vit te Fenerbahce ku me golat e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. /Telegrafi/