Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Madridit, Simone Inzaghi ka folur për objektivat e Interit dhe kundërshtarin e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët janë përfshirë sërish në të njëjtin grup me Los Blancos në garën më të madhe evropiane për klube dhe trajneri e ka për qëllim kualifikimin në të tetën e finales.
FC Sheriff dhe Shakhtar Donetsk janë dy skuadrat tjera në Grupin D, ashtu që kampioni i Italisë ka gjasa reale për ta kaluar grupin.
📸 | TRAINING
Final session ahead of #InterReal 💪⚫🔵
Full gallery 👉 https://t.co/SgRU6yDOaM#ForzaInter #UCL pic.twitter.com/W2oyJyUJ2h
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 14, 2021
“Interi nuk ka arritur në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010. Të gjithë duam ta ndryshojmë këtë. Objektivi është që të kualifikohemi”, ka thënë trajneri.
Duke e komentuar takimin e të mërkurës ndaj Realit, Inzaghi ka thënë: “Para së gjithash, jam i shqetësuar për organizimin e tyre. Në vitin e kaluar nuk e kam parë ashtu siç e shoh tash, por me (Zinedine) Zidane ishin po ashtu skuadër e shkëlqyer, ata kanë fituar shumë tituj në të kaluarën.
“Mirëpo, Carlo (Ancelotti) gjithmonë i bën skuadrat e tij që të zhvillojnë lojë të mirë, me organizim në sulm. Nuk bën t’u lësh hapësirë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/