Site icon Telegrafi

Inzaghi: Interi meritoi më shumë se Milani

Simone Inzaghi këmbëngul se Interi meritonte shumë më tepër se një pikë në Derbin e Milanit, veçanërisht pas dështimit për të konvertuar një penallti në gol, dhe shpjegon hierarkinë e goditjeve nga pika e bardhë.

Nerazzurrët do të largohen nga kjo ndeshje me kokulur, veçanërisht pasi Ciprian Tatarusanu priti penalltinë e Lautaro Martinez.

Hakan Calhanoglu kishte marrë goditjen e parë dhe shënoi, ndërsa Stefan de Vrij rastësisht realizoi auto-gol.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Derby della Madonnina: Milani dhe Interi i ndajnë pikët

“Gota është gjysmë bosh, sepse patëm shumë raste dhe humbëm një penallti, kështu që sipas mendimit tim ne meritonim shumë më tepër”, deklaroi Inzaghi për DAZN.

“Ne ishim përballë një ekipi të madh që me meritë është në krye të tabelës, ne jemi prapa tyre për sa i përket progresit, por ka kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe paraqitjet si kjo do të na japin besim”.

“Në gjashtë ndeshjet e fundit, ne barazuam me Juventusin dhe Milanin, kur ndoshta e merituam të fitonim. Milani dhe Napoli po mbajnë një ritëm të jashtëzakonshëm, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne jemi atje lart”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Milan 1-1 Inter, Calhanoglu më i dalluari

“Ne donim t’u jepnim tifozëve tanë një fitore dhe mendoj se bëmë mjaftueshëm për ta merituar atë. Tempoja ishte shumë e lartë dhe të dyja skuadrat ndoshta mund të kishin bërë shumë më mirë në nivel teknik, por ishte intensive”.

“Milani është një anë shumë teknike, kështu që ju duhet t’i lodhni, t’i bëni të lëvizin. Ne dolëm mirë në 20 minutat e para dhe përgjithësisht mendoj se merituam më shumë, u munduam pak vetëm në 15 minutat e fundit”, shtoi më tej strategu i Nerazzurëve.

Pas javës së 12-të, Milani është në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli, derisa Interi është në të tretin me 25 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version