Site icon Telegrafi

Inzaghi: Interi duhet të vazhdojë këtë sezon të mrekullueshëm

Simone Inzaghi fitoi finalen e tij të shtatë radhazi në të gjitha garat, pasi Interi mbrojti trofeun e Kupës së Italisë duke mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1.

Inzaghi njihet si ‘Mbreti i Kupave’ të Italisë, sepse kjo është finalja e shtatë radhazi që ai fiton mes Interit dhe Lazios si trajner.

Ai kishte fituar tashmë Kupën e Italisë në sezonin 2018/19 te Lazio, më pas dy radhazi me Interin, ndërsa ky është edicioni i nëntë i Kupës së Italisë për klubin.

Lexo po ashtu Interi mposht Fiorentinan dhe fiton trofeun e parë të sezonit

“Jam i lumtur, sepse fituam një kupë që donim, për të konfirmuar atë që bëmë sezonin e kaluar. Fiorentina është një ekip cilësor që na shkaktoi shumë probleme”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Mediaset.

Megjithatë, Fiorentina kishte kaluar në epërsi brenda tre minutave kur Nico Gonzalez mbeti i lirë në shtyllën e pasme, derisa Lautaro Martinez realizoi një dygolësh në pjesës së parë për ta kthyer atë për fitoren 2-1.

“Ne e nisëm keq dhe patëm qasjen e gabuar, gjë që është e rrallë për ne, por djemtë bënë mirë që gjithsesi qëndruan në lojë dhe më pas e kthyen atë”.

Tashmë ka qenë një tjetër sezon i suksesshëm për Nerazzurrët, të cilët ruajtën Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë nga sezoni i kaluar, dhe nuk janë përballur ende me Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi dy ndeshjet e fundit në Serie A, pastaj Stambollin dhe një sezon të mrekullueshëm që duam të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version