Ish sulmuesi i Milanit, Pipo Inzaghi, nuk ka mundur t’i vendos një vlerë të tregut vetes së tij, pas çmimit 90 milionësh që Juventus pagoi për Gonzalo Higuain këtë verë.
Ai në një intervistë për ‘RaiSport1’, ka folur edhe për transferimin e Pipitas te Juventusi nga Napoli.
“Në qoftë se për Pipitan janë paguar 90 milionë euro, atëherë sa do të kushtoja unë dhe Bobo Vieri? Unë më të vërtet nuk e di”, ka deklaruar Inzaghi.
Inzaghi që ka fituar çdo trofe të mundshëm me Milanin, tani bën punën e trajnerit te skuadra e Venezia në Lega Pro.
Ai ka luajtur edhe për Juventusin dhe Atalantan.