Site icon Telegrafi

Inzaghi flet për përballjen me Milanin në Kupën e Italisë: Do të jetë një betejë e madhe

Milan dhe Inter do ta zhvillojnë nesër mbrëma ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Dy rivalët lokal po luftojë për titullin e kampionit, por janë në gjysmëfinale përballë njëra tjetrës edhe në Kupën e Italisë, një trofe shumë i çmuar.

Pas Piolit radha për konferencën për shtyp ishte e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.

Inzaghi ka thënë se do të jetë një betejë mes dy klubeve, ku është një takim që aspektet mendore e bëjnë diferencën.

“Do të jetë një betejë ku të gjithë do të përpiqen të mbizotërojnë ndaj tjetrit, por edhe një ndeshje në të cilën motivet dhe aspektet mendore do të bëjnë diferencën”, u shpreh Inzaghi.

Tutje trajneri i kampionit në fuqi të Italisë deklaroi se do të ishte shumë e rëndësishme të shënonin një gol si mysafirë.

“Është normale që të shënosh një gol si mysafir do të ishte shumë i rëndësishëm. Ne duhet të luajmë ndeshje pas ndeshje duke u përpjekur të rikuperojmë energjitë fizike dhe mendore pa menduar se çfarë do të ndodhë më pas. Për mua kjo është mënyra e vetme për të arritur objektivat”,tha Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version