Lazio është nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit italian Serie A.
Kryeqytetasit italian kanë marrë katër pikë pas dy sfidave të para, derisa Inter ka vetëm fitore dhe ndodhet në krye me jashtë pikë.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për përballjen me ish-skuadrën e tij, duke thënë se do kenë përballë një kundërshtar të fortë.
“Do të ndeshemi me një skuadër të fortë, që këtë vit është përmirësuar në organikë. Duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme”.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Immobile, që ka bërë sezone të mëdha nën drejtimin tim dhe vazhdoi edhe sezonin e kaluar me Sarrin”.
“Është një ndeshje e veçantë për të gjithë, duam të bëjmë një paraqitje të mirë. I uroj që të shënojë gjithmonë, por kësaj radhe kundër nesh ta bëjë pushim”.
“Skriniar është në formë, i përqendruar. Erdhi pas një dëmtimi me kombëtaren, por dita ditës po rritet gjendja e tij dhe ajo e Interit”, deklaroi trajneri italian.
Lazio dhe Inter përballen me fillim nga ora 20:45 në Stadio Olimpico në Romë. /Telegrafi/