Site icon Telegrafi

Inzaghi flet për largimin e Biglias dhe ardhjen e Lucas Leivas

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, në konferencën për media ka folur për largimin e Lucas Biglias dhe ardhjen e Lucas Leivas.

Tekniku italian zbuloi se argjentinasi kishte shprehur vullnet për t’u larguar në fund të sezonit të kaluar, kurse brazilianin e kërkoi pasi e shikon si lider në fushë me përvojën e tij.

“U përpoqëm ta mbajmë, por në dy ndeshjet e fundit të sezonit ai shprehi vullnet për t’u larguar”.

“Jemi përpjekur, ai ishte kapiteni im në dy vitet në Serie A, ishte lojtar i rëndësishëm në zhveshtore dhe për këtë klubi më kishte dhënë kartën për të rregulluar situatën. Kam provuar deri në fund, por hasa në një person që tashmë kishte vendosur për një projekt të ri”.

“E kam kërkuar Leivan, është një lider dhe mund të ndihmojë skuadrën shumë”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version