Bruce Campbell është duke jetuar ëndrrën e kamotshme tani që është pensionuar – edhe pse kjo nënkupton që shtëpinë ku jeton duhej ta ndajë shpesh me turistë kurioz, që madje futen brenda kur ai është duke u pastruar.
Inxhinieri 68-vjeçar jeton në hapësirën më të pazakontë – në aeroplanin e rinovuar Boeing 720-200 i cili është nxjerr nga përdorimi nga aviokompania, dhe ky ka punuar shumë që ta transportoj në zonën e gjelbëruar në Portland të Oregonit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në moshë ai kurrë nuk u martua dhe si rezultat i kësaj nuk ka as edhe një fëmijë, por Campbell është duke jetuar brenda aeroplanit që ka qindra metra katrorë që dikush e kishte në pronësi të Aristole Onassis.
Ai ka blerë 20 hektarë tokë në periferi të Portlandit, dhe shpenzoi 220 mijë dollarë për ta transportuar aeroplanin gjigant në këtë zonë dhe ta shndërroi në një shtëpi të “përkryer”.
Dëshira e madhe për ta pasur këtë aeroplan, e ka shtyrë atë që aeroplanin që e shfrytëzon si shtëpi ta transportoj nga Greqia në SHBA. /Telegrafi/