Pas futjes së trupave izraelite, përkatësisht këmbësorisë në zemër të qytetit të Gazës, kanë filluar të publikojnë pamje nga aksionet e tyre.
Në postimin e fundit, IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet nëntokësore, që militantët e Hamasit i përdornin për t’u fshehur por edhe për të sulmuar ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka shpërndarë pamjet duke thënë se inxhinierët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar infrastrukturën e Hamasit – duke hedhur në erë me eksplozivë hyrjet e tuneleve.
Siq mund të shihet në pamjet e publikuara më poshtë, ata i kishin kamufluar mirë këto tunele me qëllim që të mos vëreheshin as nga civilët.
E Hamasi sipas vlerësimeve të inteligjencës izraelite ka një rrjet të madh të tuneleve nëntokësore, nga ku kryejnë sulme mbi ushtrinë izraelite. /Telegrafi/
פעילות לוחמי ההנדסה בתוך צוותי הקרב הלוחמים בעזה, כוללת השמדת אמצעי לחימה של האויב, איתור, חשיפה ופיצוץ פירי מנהרות. עם הרחבת הפעולה הקרקעית ברצועת עזה, מסכלים הלוחמים את תשתיות הטרור של החמאס >> pic.twitter.com/2C8mAAAVOD
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) November 8, 2023