Site icon Telegrafi

Investitorët shpresojnë se vlera e Bitcoin do të arrijë në 10,000 dollarë

Bitcoin që është rritur disa herë gjatë muajve të fundit, ka filluar të tregojë shenja të pakta të ngadalësimit dhe tregtarët e investitorët e kësaj kriptovalute kanë kthyer shikimin drejt kufirit prej 10,000 dollarësh.

Dje Bitcoin u rrit me 10 për qind, afër kufirit 9,000 dollarë, përpara se të bie prapë.

Aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 8,600 dollarë, megjithatë është 70 për qind më lart sesa 30 ditë më parë dhe 120 për qind më lart krahasuar me fillimin e vitit 2019, përcjell Telegrafi.

Rritja e papritur ka bërë që tregu i kriptovalutave të fryhet me 20 miliardë dollarë ku vetëm Bitcoin ka shtuar 15 miliardë dollarë në vlerë.

Sipas CoinMarketCap, XRP, Bitcoin Cash, EOS dhe Litecoin shënuan të gjithë rritje dyshifrore. /Telegrafi/

Exit mobile version