Telegrafi

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Investitorët e kriptomonedhave duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre

Guvernatori i Bankës Qendrore të Anglisë Andrew Bailey lëshoi ​​një paralajmërim në orët e fundit që lajmëroi investitorët e kriptomonedhës.

“Bleni ato vetëm nëse jeni gati të humbni të gjitha paratë tuaja”, tha zyrtari më i lartë i politikës monetare të vendit, shkruan CNBC.

Monedhat digjitale si Bitcoin, Ethereum dhe madje Dogecoin kanë qenë në ‘lot gëzimi’ këtë vit, pasi shumë prej tyre panë një rritje mjaft të madhe, sidomos Bitcoin, ku preku edhe vlerën 60 mijë dollarë.

I pyetur në një konferencë shtypi të enjten rreth rritjes së vlerës së kriptovalutave, Bailey tha: “Ata nuk kanë asnjë vlerë të brendshme”, transmeton Telegrafi.

“Do ta them përsëri shumë troç”, shtoi ai. “Bleni ato vetëm nëse jeni gati të humbni të gjitha paratë tuaja”.

Komentet e Bailey i bënë jehonë një paralajmërimi të ngjashëm nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

Bailey, i cili ishte më parë shefi ekzekutiv i FCA, ka qenë prej kohësh një skeptik ndaj kriptovalutave.

Në vitin 2017, ai paralajmëroi: “Nëse doni të investoni në Bitcoin, jini të gatshëm të humbni të gjitha paratë tuaja”.

Bitcoin është rritur mbi 90% këtë vit, pjesërisht falë interesit në rritje nga investitorët institucionalë dhe blerësit e korporatave të tilla si Tesla.

Firma e veturave elektrike bleu Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë në fillim të këtij viti dhe vlera e zotërimeve të saj që atëherë është rritur në gati 2.5 miliard dollarë. /Telegrafi/