Investitorët e bonove duket se kanë qënë të zënë gjatë kësaj periudhe për tu pozicionuar në fitime afat-shkurtra, që përgjatë festave të fundvitit, disa mendojnë se ka prekur nivelin më të lartë në histori në tregun e bonove të Thesarit.
Pritshmëritë për normat e interesit janë të larta për vitin e ardhshëm, me Rezervën Federale në pritje për ti rritur ato diku rreth muajit korrik të vitit të ardhshëm.
Analistët shprehen se tregu mund të pozicionohet për ngjarje të tjera gjithashtu, siç mund të jetë programi i lehtësimit nga ana e Bankës Qëndrore Europiane. Takimi i kësaj të fundit pritet të jetë në datën 22 janar të viti që po hyn. Ndërsa në javët e para të janarit do të vijnë dhe të dhënat e para për nivelin e inflacionit në Europë.
Tregjet vlerësojnë mundësinë se Banka qëndrore mund të njoftojë një program lehtësimi sasior nëpërmjet blerjes së bonove.
Gjithsesi, të dhënat e dobëta të inflacionit do ta përforconin edhe më shumë këtë projeksion. Një vendim i tillë do të detyronte yieldet të ngjiteshin edhe më, pasi do të zvogëloheshin gjasat për një panoramë deflacioniste në zonën e monedhës së përbashkët europiane.
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës bono 10 vjeçare qeveritare u rrit menjëherë pasi rezerva federale njoftoi programin e saj të lehtësimit sasior. Gjatë gjithë vitit të cilit po lëmë pas, yieldet duket se kanë sfiduar vazhdimisht pritshmëritë.
Yeldi 10 vjeçar aktualisht gjendet në 2.28 për qind, diçka më poshtë se niveli i fiksuar nga tregtarët prej 2.26 për qind. Ndërsa për vitin e ardhshëm niveli tavan duket se është fiksuar në 3.06 për qind. /Telegrafi/