Site icon Telegrafi

Investimi në Sazan e Zvërnec, “WP” shkruan për projektin e dhëndrit të Trumpit

Gazeta e njohur amerikane “Washington Post” ka rikthyer edhe një vëmendjen tek projekti ambicioz I dhëndrit të ish-presidentit amerikane, Donal Trump, Jared Kushner për dy investime të rëndësishme në Shqipëri, në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin lagunor të Zvërnecit në gjirin e Vlorës.

Sipas gazetës amerikane, pjesa e investimit në Zvërnec po paraqitet më sfiduesja për Kushner dhe bashkëpunëtorët e tij për shkak të impaktit që projekti ka në mjedis dhe në ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur në Shqipëri.

Paralajmërimeve të ambientalistëve se ndërtimi i vilave mund të shkatërrojë habitatin për pelikanët, flamingot, Kushner dhe partnerët e tij iu janë përgjigjur duke thënë se projekti nuk do e impaktojë ekosistemin.

“Washington Post” shkruan se Kushner po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në atë lloj resorti luksoz për të cilin do të mburrej vjehrri i tij, ish-presidenti Donald Trump.

Ky do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh – i financuar kryesisht nga investitorët në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme – duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci në neglizhencë gjatë viteve të regjimit komunizmit.

Ky zhvillim është hera e dytë që e bën Kushner të bashkëpunojë me qeveritë në Ballkan, miqësore me ish-presidentin Trump, me ndihmën e të paktën një ish-zyrtari të administratës Trump me lidhje të thella me liderët e atyre kombeve – një praktikë biznesi që shumë demokratë dhe kritikë të tjerë thonë se është një konflikt interesi, shkruan Washington Post.

Kushner po e shtyn për para këtë projekt edhe për shkak se Shqipëria po përpiqet të përfitojë nga bum turistik që po pasuron Evropën Jugore, përfshirë fqinjët në Ballkan./EuroNews/

Exit mobile version