Telegrafi

Investimi marramendës i Volkswagen

Grupi Volkswagen ka prezantuar planin pesëvjeçar të investimeve me vlerë 85.6 miliardë euro dedikuar forcimit të pranisë së grupit në tregjet e huaja dhe lansimit të modeleve të reja e “të pastra” e duke mos hequr dorë nga zvogëlimi i shpenzimeve.

Një pjesë e madhe e këtyre investimeve do t’i dedikohet zhvillimit të automjeteve me karakteristika më të mira sipas kërkesave ekologjike, njofton Reuters.

“Do të vazhdojmë të investojmë në mënyrë që të bëhemi kompani automobilash që në plan të parë e ka jo vetëm rentabilitetin, por edhe parimet ekologjike, krahas zhvillimit të automjeteve të mira e më të pastra “, ka deklaruar drejtori i grupit Volskwagena, Martin Winterkor.

Do të shpenzohen 41.3 miliardë euro në zhvillimin e modeleve SUV, në modernizimin e automjeteve elektrike dhe të atyre me lëvizje hibride.

Grupi Volksvagen deri më tash i ka shpëtuar krizës ekonomike në sektorin automobilistik, në radhë të parë për shkak t rezultateve të mira në Kinë dhe në Amerikën veriore. /Koha/