Site icon Telegrafi

Investimet për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi, s’bëhen para vitit 2017 (Video)

Punimet për vazhdimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, deri në kufi me Serbinë në Merdare nuk pritet të nisin deri më 2017, raporton KTV.

Kjo, për faktin se deri në fund të vitit të ardhshëm do t’i duhet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ta bëjë studimin e fizibilitetit dhe të dalë me përfundimet se si duhet të bëhet rruga.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i ka thënë KTV-së se pavarësisht vendimit, Qeveria është më shumë e vendosur që deri në Merdar të jetë autostrada, përcjell koha.net. Ai ka bërë të ditur se zotimi i BE-së mbetet që t’i japë Ballkanit Perëndimor 1 miliard euro deri më 2020, por vetëm në ato projekte ku shtetet do t’i kenë të siguruara financat për realizim të projektit.

Sa i përket hekurudhës, Zharku ka deklaruar se Kosova tashmë e ka zgjidhur problemin e financimit për rehabilitimin e saj.

Për këtë vit, sipas tij, janë ndarë nga Banka Evropiane për Investime 39 milionë euro për këtë projekt.

Sa u përket planeve të qeverisë shqiptare që ta bëjë hyrjen në autostradën e kombit me para, Zharku ka thënë se ministria që e drejton ka vendosur të presë se si do të ecë projekti, e pastaj të marrë një vendim.

Megjithatë një vendim për këtë çështje nuk pritet të ndodhë të paktën në një periudhë afatshkurtër.

 

Exit mobile version