Sot është bërë përurimi i renovimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se ky vit është vit i transformimit të shëndetësisë publike.
Kurti shtoi se me investimet e bëra, Klinika e Kardiokirurgjisë ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv, salla operative etj.
“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë. Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka shtuar se ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së.
“Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike”, tha ai. /Telegrafi/