Telegrafi

Investime mbi 225 mijë euro në rrugët dhe kanalizimet e fshatrave të Klinës

Komuna e Klinës ka njoftuar se do të bëj investime të rëndësishme në disa fshatra të këtij qyteti, e cila kap vlerën mbi 225 mijë euro dhe do të përfshijë asfaltimin e rrugëve, trotuar me ndriçim publik, si dhe shtrirjen rrjetit të kanalizimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë të ditur vendet ku do të investohet, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve, ndriçimin publik dhe kanalizimin në fshatrat Jashanicë, Pograxhë dhe Resnik.

Kryetari Elezaj gjatë inspektimit të punimeve/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për rritjen e sigurisë në vend.

“Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra, po vazhdojmë projektin për asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuarit me ndriçim publik dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Jashanicë, Pograxhë dhe Resnik, projekt i cili ndikon në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe rritë sigurinë në komunikacion për qytetarët e kësaj ane”, ka thënë kryetari Elezaj.

Shtrimi me asfalt/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Ky projekt, i financuar nga buxheti i komunës, kap vlerën prej 225,428 euro dhe do të përfshijë asfaltimin e 2400 metrave rrugë, ndërtimin e 1300 metrave trotuar me ndriçim publik, si dhe shtrirjen e 500 metrave rrjet të kanalizimit.