Telegrafi

Intimiteti është sekreti për një gjumë më të mirë

Ne vazhdimisht jemi duke kërkuar për mënyra se si të bëjmë gjumë më të mirë.

Duke filluar nga shmangia e pajisjeve elektronike, dietat e mira e deri te konsumimi i sasive më të ulëta të kafeinës, kemi provuar thuajse gjithçka, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket, mënyra më e mirë dhe më e kënaqshme për të bërë gjumë kualitativ është seksi.

Sipas një studimi të ri, seksi para gjumit e përmirëson kualitetin e përgjithshëm të gjumit.

Universiteti Central Queensland ka anketuar 800 meshkuj dhe femra për jetët e tyre seksuale.

Ata kanë zbuluar se për 59% të femrave dhe 68% të meshkujve, një seks i shpejtë para gjumit u ndihmon të flenë më mirë.

Por, fatkeqësisht, nuk kryen punë çfarëdo lloj seksi!

Përjetimi i orgazmës ka qenë i rëndësishëm për një natë të qetë për 68% të femrave dhe 74% të meshkujve. /Telegrafi/