Telegrafi

Intervistohet një femër me probleme mendore, dyshohet se po keqpërdoret seksualisht

Foto: Ilustrim

Prokuroria ka intervistuar një të dyshuar femër e cila po dyshohet se është duke u keqpërdorur seksualisht.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sipas mjekut, e dyshuara ka çrregullime mendore, ndërsa keqpërdorimi dyshohet të ketë ndodhur nga persona të ndryshëm.

“Gllogoc 30.06.2020.NN. Me autorizim të prokurorit është intervistuar viktima femër kosovare e cila sipas mjekut ka çrregullime mendore dhe dyshohet se është duke u keqpërdorur seksualisht nga persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/