Site icon Telegrafi

Intervistohet i dyshuari në Prishtinë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka intervistuar një person të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 16:00.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima me vendim të prokurorit dhe rekomandim të Qendrës për Punë Sociale është dërguar në strehimore.

I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version