Të shtunën në Polici është raportuar një rast i dyshimtë i dhunës ndaj një fëmije në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me shenja dhune në fytyrë.
Për çka për këtë është intervistuar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/