Telegrafi

Intervistohen tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe shit-blerje të temave të diplomave

Tre persona të dyshuar, dy djem dhe një vajzë, janë intervistuar nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 26 tetor të këtij viti, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, me ç’rast është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.

Në rastin “Falsifikimi i dokumenteve” janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarëve personat një burrë 22-vjeç me incinialet F.Th dhe një grua e të njëjtës moshë me incinialet F.V.

Ndërkaq, në lidhje me rastin “Mashtrim” në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person i gjinisë mashkullore 27-vjeç, meincinialet B.B.