Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare” në Istog.
Sipas raportit të policisë thuhet se në stacionin policor janë paraqitur i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/