Site icon Telegrafi

Intervistimi i Albulena Haxhiut për rastin Dehari, avokatit Gashi i refuzohet kërkesa që jetë i pranishëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të japë dëshminë e saj lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Haxhiu ka vendosur ti përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë që të japë dëshmi lidhur me këtë rast.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë të ditur se i është refuzuar kërkesa e tij që të jetë i pranishëm gjatë intervistimit të ministres.

Ai në një postim në Facebook e ka cilësuar Prokurorinë si “selektive”.

“Edhe një kërkesë për Prokurorinë, për lejimin e pjesëmarrjes time me rastin e dhënies se deklaratës se Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Prokuroria, për arsye të panjohura, vepron në mënyrë selektive – herë duke lejuar e herë duke mos lejuar pjesëmarrjen time në intervistimin e dëshmitarëve në këtë rast.

Arsyet mund t’i dijë vetëm Prokurori i rastit, ndërsa ne mund vetëm të spekulojmë se për çfarë arsye Prokurori po e lë të painformuar familjen Dehari në rastin e vrasjes së djalit të tyre!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version