Telegrafi

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey bëhet emisioni më i shikuar deri më tani për vitin 2021

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey ka tërhequr shifra të larta shikimesh në ITV, pas një ‘lufte’ ofertash me transmetuesit rivalë.

Më shumë se 11.3 milionë njerëz u bashkuan për të parë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it duke i hedhur të gjitha në ‘tryezë’ me mbretëreshën e televizionit.

Shifrat e bëjnë programin dy orësh special, e po ashtu edhe programin më të shikuar të vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar.

Princi Harry, Meghan Markle dhe Oprah Winfrey (Foto: ITV)

Gjatë bisedës së sinqertë, Meghan dhe Harry bënë akuza për racizëm brenda Familjes Mbretërore dhe pretenduan se ishin injoruar kur edhe po flisnin për shëndetin mendor.

Meghan zbuloi se gjersa ishte shtatzënë me foshnjën Archie, ajo donte të bënte vetëvrasje pasi akuzohej për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së saj.

“Në kohën kur isha shtatzënë kishte diskutime të ndryshme edhe për atë se sa e errët mund të jetë lëkura e tij kur të lindë”, theksoi ajo.

Reagimi ndaj programit ka qenë kolosal, megjithëse Familja Mbretërore ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë.

Ish-aktorja gjithashtu tregoi se së bashku me Princin Harry tani janë në pritje të një vajze.

Lexo po ashtu Meghan Markle tregon se ka menduar të bëjë vetëvrasje gjatë kohës kur ishte pjesë e familjes mbretërore

Sa i përket intervistës së tyre, Mbretëresha Elizabeth II është shprehur se nuk do ta shikojë atë pasi është e zënë me çështje shumë më të rëndësishme. /Telegrafi/