Telegrafi

Intervista e plotë e Granit Xhakës pas transferimit në Arsenal (Foto)

Granit Xhaka është zyrtarizuar si lojtar i Arsenalit, ndërsa ky transferim i ka kushtuar skuadrës londineze 35 milionë funte (46 milionë euro).

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar për pesë vite me Arsenalin, ndërsa ka kaluar nga Borussia Monchengladbach, transmeton Telegrafi.

Lojtari do të paguhet 145 mijë euro në javë që i bie diku mbi 7 milionë euro në vit.

Më poshtë keni intervistën e plotë të Granit Xhakës

Cila është ndjena e të qenit lojtar i Arsenalit?
Jam shumë i lumtur që jam këtu. Një ëndërr që më është bërë realitet dhe jam i lumtur.

Ju keni thënë më parë se Anglia është ëndrra juaj dhe këtë fakt nuk e keni fshehur. Pse është kaq e rëndësishme për ju që të luani këtu?
Mbaj mend kur isha i ri lojën e parë që e kam parë ishte e Ligës Premier. Kjo ishte një ëndërr e madhe për mua dhe tani jam këtu. Jam shumë, shumë i lumtur.

Çfarë ju pëlqen më tepër te Arsenali?
Më pëlqen shumë. Më pëlqen stili i futbollit në Ligën Premier. Është agresive dhe më pëlqen mënyra se si luan Arsenali. Nuk është si në vendet e tjera, por është shumë, shumë bukur.

Lexo më shumë: Arsenali zbulon shifrat e transferimit dhe të pagës marramendëse të Xhakës

Ju thoni se është agresive dhe çdo ndeshje në Ligën Premier është një ‘luftë’.
Po është ‘luftë’. Po më pëlqen kjo, por më pëlqen që të luaj edhe si luan futboll Arsenali dhe kjo është shumë mirë.

Është e ngjashme Bundesliga me Ligën Premier?
Unë nuk mendoj se është e njëjtë. Në Gjermani ju mund të bëni lojë më agresive, por gjyqtari gjithmonë do t’i fryj bilbilit, ndërsa në Angli është ndryshe. Kjo është e mirë për mua.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj të lojës?
Më pëlqen të luaj futboll. Unë jam një lojtar agresiv dhe lider. Jam vetëm 23-vjeç, por isha kapiten i një ekipe të mirë në Gjermani.

Lexo më shumë: Ja çfarë ka bërë faqja zyrtare e Arsenalit në Facebook për Xhakën (Foto)

Ottmar Hitzfeld thotë se ju jeni Bastian Schweinsteiger i ri
Nëse Ottmar Hitzfeld thotë atëherë ky është një kompliment i madh. Ottmar është një trajner i madh dhe një zotëri i mirë. Unë nuk e di nëse jam Schweinsteiger i ri, por unë jam një lojtar tjetër. Unë jam Granit Xhaka.

A ju ka ndihmuar të qenit kapiten i Borussia Monchengladbachut të bëheni edhe një udhëheqës i mirë?
Kur isha i ri, edhe pse kam pasur një vëlla të madh, prindërit e mi më jepnin mua çelësin e shtëpisë. Në kokën time qëndron fakti se jam lider dhe të qenit kapiten i Monchengladbach ishte shumë e mirë për mua.

Arsenal përfundoi sezonin në vendin e dytë. A ndjehen i gatshëm për gjëra të mëdha?
Sigurisht. Unë e kam shikuar më parë Arsenalin, çdo fundjavë dhe e di se është klub i madh. Këtë vit ata përfunduan në vendin e dytë dhe ishte një sezon shumë i mirë.

A mund të shpalleni kampion vitin e ardhshëm?
Shpresoj! /Telegrafi/