Site icon Telegrafi

Intervista e komedianit egjiptian me plotë sarkazëm bëhet virale, flet për konfliktin izraelito-palestinez

Komediani egjiptian Bassem Youssef ishte i ftuar në emisionin e gazetarit Piers Morgan, “Piers Morgan Uncensored”.

Youssef është pyetur gjatë intervistës për trajtimin e palestinezëve gjatë konfliktit me Izraelin, dhe nëse vendimi i Izraelit për të bombarduar Gazën në tentim për të eliminuar Hamasin, është i arsyeshëm dhe në “proporcion” me sulmet e 7 tetorit nga ana e militantëve të Hamasit mbi qytetet izraelite.

Videoja e kësaj interviste është bërë virale, kjo për shkak të komenteve plot sarkazëm të Youssef që diskutoi për luftën Izrael-Gazë, transmeton Telegrafi.

Derisa e cilësoi të “tmerrshëm” sulmin, Youssef gjithashtu foli për gjendjen e vështirë të palestinezë në Rripin e Gazës dhe viktimat civile në mes të sulmeve të vazhdueshme ajrore hakmarrëse të Izraelit.

Ai dënoi ashpër militantët e Hamasit, dhe tentoi të shpjegojë sesi nuk janë të informuar për të pranuar se vdekja e civilëve është një pashmangshmëri e luftës.

Lexo po ashtu Pamjet e kamerave GoPro tregojnë sesi militantët e Hamasit ishin futur në Izrael

Youssef filloi intervistën me sarkazëm duke theksuar se të gjitha lajmet i marrin nga dora e dytë sepse familja e gruas së tij jeton në Gaza.

“Atje i ka xhaxhallarët dhe kushërinjtë dhe shtëpitë e tyre janë bombarduar. Nuk kemi komunikuar me ta gjatë tri ditëve të fundit. Komunikimi është ndërprerë, kështu që nuk e dimë se çfarë po bëjmë, por jemi mësuar me këtë”, shtoi egjiptiani.

Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, ishin komentet plotë sarkazëm për palestinezët.

Ai tha se “është diçka e përsëritshme dhe se janë mësuar me këtë”. Madje ironizoi duke thënë se “palestinezët janë dramatik dhe vazhdimisht ankohen se “izraelitët po i vrasin, por se ata kurrë nuk po vdesin”.

“Ata gjithmonë kthehen, janë shumë të vështirë për t’u vrarë. E di sepse jam i martuar me një të tillë. Kam tentuar disa herë me gruan, dhe nuk kam mundur ta vrasë. Sa herë jam munduar ajo i ka përdorur fëmijët tanë si mburojë. Nuk po mund ta vrasë”, shtoi Youssef.

Bassem u tall paksa edhe me kolumnistin amerikan Ben Shapiro për shkrimin e tij se izraelitët po e mbrojnë veten, duke e pyetur sesi pushtuesit e mbrojnë veten.

Qëndrimi i mëparshëm i Shapiros ishte se zgjidhja e vetme në luftën Izrael-Gazë është që Izraelit të aneksojë Gazën dhe të vrasë sa më shumë njerëz, në mënyrë që kjo që po ndodhë të mos ndodhë sërish.

Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se ka eskaluar konflikti me Hezbollahun

“Deri më tani mbi 3.500 njerëz janë vrarë. Sa tjerë duhet të vriten që Shapiro të ndihet i lumtur”, tha Youssef.

Ai gjithashtu nuk e la pa bërë paksa satirë edhe me forcat e armatosura izraelite, për të cilët tha se “se i duartroket izraelitët që bën diçka pa përdorur forcën ushtarake, dhe se paralajmëroi civilët para se t’i bombardonte, është diçka simpatike”.

“E pyeta familjen e gruas nëse Hamasi po i detyron të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mund të bombardohen dhe të përdoren si mburojë, por ata refuzuan një gjë të tillë”, i tha ai Morganit.

Youssef është pajtuar që militantët e Hamasit duhet eliminuar, por pyeti se pse vriteshin njerëzit në Bregun Perëndimor kur nuk ka qenë fare prezent Hamasi.

“Cili është arsyetimi për të vrarë njerëz atje”, tha Bassem.

Ndërkaq i pyeti se nëse po të ishte izraelit dhe t’i ndodhte kjo, Youssef tha: “Do të vrisja sa më shumë njerëz sepse bota e lejon ta bëjë këtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version