Site icon Telegrafi

Intervista e fundit e zonjës së parë Michelle Obama: Mbështes Trumpin, kjo është arsyeja

Edhe pse gjatë fushatës presidenciale ka qenë njëra ndër kritikueset më të ashpra të Donald Trumpit, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka deklaruar se tani përkrah presidentin e ri amerikan. Në intervistën e fundit që e ka dhënë si zonja e parë e SHBA-ve, ajo ka shpjeguar arsyet se pse ka ndërruar qëndrim.

“Nuk ka rëndësi si ndihemi lidhur me këtë, e rëndësishme është të mbështesim presidentin e ri për shkak të një kombi të shëndoshë. Do të jemi këtu për presidentin e ri, dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të jetë ai i suksesshëm, sepse nëse ai ka sukses të gjithë do të kemi”, ka deklaruar zonja e parë në largim e SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Michelle është takuar me Melania Trump, vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj kishte shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale. Bashkëshortja e Obamës i kishte ofruar këshilla konkrete pasardhëses së saj, por edhe përkrahje.

“I kam thënë se ende nuk dinë asgjë derisa të futet në Shtëpi të Bardhë. Dyert e mia janë gjithmonë të hapura për të. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të jeni të suksesshëm”, kështu i kishte thënë Melania.

“Laura Bush ka qenë shumë e afërt më mua dhe më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Michelle, ndërsa e pyetur nëse planifikon që edhe ajo të kandidohet për presidente, ajo është përgjigjur shkurtimisht, “jo”.

Sipas saj, nuk do të dëshironte vajzat e saj si 16-vjeçare të kalojnë nëpër vështirë, që nënkupton jetë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk do të kërkoja sërish diçka të tillë nga familja ime. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa është punë e vështirë”, ka shtuar Michelle. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version