Në dy pjesët e para nga intervista elektrike të dhënë për javoren ‘Republika’, kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, i qëron hesapet me miliarderin amerikan George Soros dhe në bisedë e sipër, emrin e tij e ka përmendur madje 53 herë, kurse 37 herë shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Meta.
Maqedonia është përmendur 37 herë, shqiptarët 18 herë, termi “nacionalist” 15 herë, njëjtë si edhe LSDM-së.
Në “megaintervistën” e fundvitit për edicionin elektronik të javores “Republika”, kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, hapësirë shumë të madhe ndau për ballafaqimin me George Soros-in dhe të gjitha milionat që i derdh në Maqedoni dhe me “gazetarët e korruptuar, pronarë të mediave, profesorë, intelektualë, analistë, aktivistë, të udhëhequr nga protestues profesional”.
”Organizatat jo-qeveritare dhe të paguarit e Soros-it në Maqedoni flasin për demokraci dhe rend e liri por ne e dimë se prej ku i kanë paratë e tyre për aktivitetet deri tani. Askush nga ta nuk i tregon paratë se prej ku inspirohen të na shajnë dhe nxijnë.” tha mes tjerash Gruevski.
Sipas, tij sektori civil në të ardhmen “nuk guxon të qëndroj në duart e Sorosit dhe qeverive të huaja”. /Telegrafi/