Site icon Telegrafi

Intervenimet kirurgjike me nënshkrim, kirurgu britanik vendoste inicialet në organet e pacientëve – humb licencën e mjekut

Kirurgu që “nënshkruhej” në mëlçitë e pacientëve që operonte, është shlyer nga regjistri i mjekëve pasi i është marrë licenca, shkruan BBC.

Simon Brahmol ka pranuar se kishte përdorur një aparat që imiton rrezet e argonit, për të “gdhendur” inicialet e tij në mëlçitë e dy pacientëve, derisa po punonte në një spital në Birmingham gjatë vitit 2013, transmeton Telegrafi.

Pas analizimit të këtij rasti, gjyqi mjekësor ka vlerësuar se bëhet fjalë për një “arrogancë profesionale”, dhe se veprimet e tij kanë minuar besimin e qytetarëve në medicinë.

Në dhjetor të vitit 2017, Simon Brahmol pranoi fajin dhe gjykata në Birmingham të Britanisë së Madhe, e dënoi me 10 mijë funte.

E në dhjetor të vitit 2020 u suspendua për pesë muaj, që në qershor të vitit të kaluar ky vendim për suspendim të hiqet, dhe rasti të rikthehet në gjyqin mjekësor për t’u shqyrtuar edhe një herë.

Gjyqi mjekësor në fillim të kësaj jave konstatoi që veprimet e Brahmol “minuan” besimin mes mjekut dhe pacienti – kështu është përjashtuar nga oda e mjekëve dhe i është marr marrë licenca. /Telegrafi/

 

Exit mobile version