Site icon Telegrafi

“Interpretimet për mandatin bëhen sipas dëshirës” (Video)

Ekspertët juridik vlerësojnë se në rast të dështimit të Nikolla Gruevski, presidenti mandatin për formimin e qeverisë duhet t’ia dorëzojë LSDM-së. Sipas tyre opsion i përfolur tashmë në media se Ivanov mund të ja jap edhe një personi tjetër nga VMRO-ja mandatin që ta konstituojë qeverinë është plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Madje sipas profesorit Bekim Kadriu Ivanov gaboi kur ia dha mandatin VMRO-së pavarësisht se nuk kishte siguruar shumicën parlamentare. Sipas Kadriut kushtetuta parasheh që besimin e mandatit nga ana e presidentit ta merr partia ose koalicioni që ka shumicën parlamentare.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk parashehë afate shtesë se kujt do ti besohet për herën e dytë mandati dhe për herën e tretë që nga disa supozohet se është një zbrazëtirë juridike që mund të interpretohet si e tillë sidoqoftë interpretimi logjik i dispozitës kushtetuese është që presidenti qysh në fillim duhet të siguroj, prandaj e ka këtë kompetencë presidenti, nuk është vetëm kompetenca formale që ai vetëm ta besoj mandatin dikujt dhe ai ta kthej dhe ky të vendosë se kujt t’ia besoj për së dyti”, deklaroi për Alsat-M profesori universitar, Bekim Kadriu.

Ndërkaq profesori Zemri Elezi thotë se në rast se Nikolla Gruevski nuk arrin të formojë shumicën atëherë presidenti i shtetit është i obliguar që mandatin për formimin e qeverisë të ja jep partisë së dytë.

Ekspertët juridik sqaruan edhe një herë se neni 90 i Kushtetutës nuk kërkon shumicë të deputetëve që kanë dalë nga procesi zgjedhor, por ky nen kërkon shumicë të deputetëve në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version