Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.
Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës: Shukri Buja dhe Azem Syla.
Në listën e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, përveç Azem Sylës, Shukri Bujës dhe Ramush Haradinajt, kanë qenë edhe Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.