Site icon Telegrafi

“Interpelancë me Ramën”, Basha: Të sqarojë urgjentisht deklaratën për KFOR-in

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në veri të Kosovës një javë më parë, ku një polic kosovar mbeti i vrarë dhe tre sulmues.

Basha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, ku tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Teksa e analizoi në dy aspekte, Basha tha se deklarata e Ramës është e rrezikshme dhe e dënueshme ndërsa shtoi se nesër PD do të dorëzojë kërkesë për interpelancë me numrin një të qeverisë.

Lexo po ashtu Rama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një konference ndërkombëtare, KFOR të marrë në kontroll veriun

“Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë”-tha ai.

Mes tjerash ai theksoi se Serbia është delja e zezë e Ballkanit, ndërsa ka folur dhe për interesin e Rusisë në këtë situatë.

“Serbia është delja e zezë e Ballkanit është një vend i dyzuar dhe gjithmonë përdorin mjete të tjera për të zgjidhur problemet politike. Aleati më i ngushtë i Vuçiç është shpallur “Non Grata”. Moska nuk e bën këtë për interesat serbe . Interesi i Moskës është të hap një front të dytë. Në këtë front të dytë po përdor qytetarët e një vendi tjetër”-përfundoi ai./Euronews/

Exit mobile version