Site icon Telegrafi

Interpalencat do të mbahen, pa “pëlqimin” e kryeministrit (Video)

Kërkesat e Vetëvendosjes për dy interpelanca ndaj kryeministrit Isa Mustafa janë adresuar qysh më 13 korrik. Prej atëherë, Vetëvendosje nuk ka marr asnjë përgjigje nëse shefi I qeverisë është i gatshëm që të paraqitet në Kuvend për të dhënë ose jo shpjegime rreth situatës politike në veri të vendit dhe për Kodin Telefonik.

Në mungesë të një përgjigjeje nga ana e tij, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit ka vendosur që interpelancat të mbahen qysh në seancën e parë plenare.

Naim Jakaj, koordinator i Grupit Parlamentar të VV-së, brenda Kuvendit të Kosovës, ka thënë se këto kërkesa janë vënë si pika të fundit të rendit të ditës së mbledhjes plenare. /Tribuna/

Exit mobile version